info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Shtatë dritaret

1,000 L

Romani “Shtatë dritaret” është një rrëfim për familjen e autorit, i konceptuar jo në mënyrë kronologjike, por në mënyrë psikoretrospektive, duke marrë si caqe të botës tri prerje të rëndësishme të kujtesës emocionale.

Bli

Romani “Shtatë dritaret” është një rrëfim për familjen e autorit, i konceptuar jo në mënyrë kronologjike, por në mënyrë psikoretrospektive, duke marrë si caqe të botës tri prerje të rëndësishme të kujtesës emocionale: fëmijërinë, vdekjen e parakohshme të babait dhe të tashmen si udhëkryq. Nëpërmjet “gurëve kilometrikë” të kujtesës, autori njëherësh skicon fizionomitë shpirtërore të epokave përkatëse nëpërmjet vetes e familjarëve të tij, duke i parë si objekte e subjekte të shoqërisë shqiptare në kuptimin më të gjerë të fjalës, me dramaticitetin e tyre, me tiparet individuale, me kthesat e befasishme të fatit në një vend politikisht eksperimental dhe aventuresk, ku liria, dinjiteti, idealet dhe shpresat zhvlerësohen, thyhen, nëpërkëmben. Mënyra e të rrëfyerit afron dhe njëson lexuesin me personazhet dhe përjetimet e tyre, duke zbuluar më shumë sesa një sagë familjare: peizazhin shqiptar ndërmjet dy shekujve të fundit.

Autor:

Virion Graçi

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2024

Faqet:

241

ISBN:

978-9951-15-427-7

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Shtatë dritaret”

Your email address will not be published.

two × 5 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X