info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Trafikanti

742 L

Një romancë thriller që të tërheq që në rreshtat e parë dhe të mban mbërthyer deri në fund. Dy personazhe, Aleni me nënshtetësi holandeze dhe Mia me atë amerikane, që fati i sjell pranë njëri-tjetrit. Mia është avokatja e re që Aleni ka zgjedhur për ta ndihmuar në legalizimin e investimeve të tij dhe në vendosjen e përhershme në Amerikë.

Bli

Një romancë thriller që të tërheq që në rreshtat e parë dhe të mban mbërthyer deri në fund. Dy personazhe, Aleni me nënshtetësi holandeze dhe Mia me atë amerikane, që fati i sjell pranë njëri-tjetrit. Mia është avokatja e re që Aleni ka zgjedhur për ta ndihmuar në legalizimin e investimeve të tij dhe në vendosjen e përhershme në Amerikë. Aleni është i pashëm, i pasur, e plot sharm. Por ai ka sekrete dhe një të kaluar të errët, të cilën Mia e mëson pikërisht në momentin kur ata kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin, një dashuri nga ato të mëdhatë.

Dashuria e fisnikëron njeriun dhe Aleni do të bëjë gjithçka për vajzën e ëndrrave të tij, por a mund ta lëmë ne të kaluarën pas? Nëse po, a na lëshon ajo apo na ndjek si hije? Fati ndan letrat dhe lojën e lozim vetë. Ndonjëherë, ai na vendos në anën e ligjit dhe ndonjëherë në të kundërtën e tij. A ekzistojnë njerëz të mirë dhe të këqij apo engjëlli dhe djalli rrinë së bashku tek i gjalli?

Ky libër sa tronditës, aq edhe tërheqës na bën të gjendemi përballë paragjykimit apo mirëkuptimit. Duket si një lojë psikologjike që të lë në udhëkryq dhe nuk di çfarë rruge të marrësh dhe kë anë të mbash. Po dashuria, a fal ajo, a i kalon dot sprovat e fatit? I mbushur me ngjarje, hera-herës të rënda, dhe kthesa të paparashikueshme ky libër e bën të pamundur ta lëshosh nga dora pa e mbaruar…

Autor:

Mirela Kanini

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2018

Faqet:

200

ISBN:

978-9928-282-39-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Trafikanti”

Your email address will not be published.

five × 2 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X