A e di ti se pemët flasin, lëvizin dhe shohin? Nëse i vështrojmë me kujdes, do të zbulojmë se ato janë si ne. Djali i vogël do t`i zbusë ato dalëngadalë dhe, falë imagjinatës, ai do të ndërmarrë një udhëtim të mrekullueshëm, ku do të zbulojë sekretet e tyre.
Kjo përrallë poetike e shkrimtarit të shquar francez Lë klezio, është një himn për heshtjen dhe jetën, për të mos u mërzitur kurrë dhe për të mësuar se si të ëndërrojmë.
Lë Klezio është autor i shumë librave për fëmijë dhe të rritur. Ai ka shkruar mbi 40 vepra dhe ka marrë një sërë çmimesh, ndër to dhe më të rëndësishmin çmimin “Nobel” në letërsi.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.