Ben Andoni ka lindur më 1966 në Tiranë dhe ka studiuar Histori dhe Gjeografi në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 1996 është gazetar profesionist dhe prej vitesh aktivizohet si publicist. Ka shkruar për gazetën Koha Jonë, ishte redaktor kulture i gazetave Gazeta Shqiptare dhe Korrieri, kryeredaktor i revistës ABC dhe zëvendëskryeredaktor i revistës MAPO dhe i revistës politike Java.