Amantia Kapo është përkthyesja e një sërë autorësh me zë, si: Simone de Beauvoir, Albert Cohen, Antoine De Saint Exypéri, André Malraux, Marie Ndiaye, fituese e çmimit Goncourt, si dhe fituesin e çmimit Nobel, J.M.G. Le Clézio.
Amantia ka sjellë në shqip dhe disa autorë të letërsisë për fëmije, si: Daniel Pennac, Alexandre Dumas, Céline Spector e Anisa Castel. Ajo gjithashtu përkthen në frëngjisht, ndër të tjera dhe emisione televizive mbi Shqipërinë (si, p.sh.: L’Albanie inconnue ARTE) apo drama nga autorë shqiptarë (si për shembull “Ata hyjnë pa trokitur” e zotit Armand Bora, e cila u shfaq ne Paris dy vite më parë).
Gjithashtu shkruan një blog letrar, në dy gjuhë (shqip dhe frëngjisht) mbi autorë bashkëkohorë francezë e ndërkombëtarë, personalitete apo aktivitete letrare ne fushën e botimeve në Shqipëri. Në vitin 2018, ajo u kurorëzua me titullin “Personalitet frankofon i vitit”, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.