info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Prush nën këmbë

700 L

Katica Qulavkova u lind në Veles, Maqedoni, më 1951. Ajo është poete, eseiste, autore tregimesh të shkurtra dhe teoriciene letrare.


Katica Qulavkova u lind në Veles, Maqedoni, më 1951. Ajo është poete, eseiste, autore tregimesh të shkurtra dhe teoriciene letrare. Studioi letërsi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Sorbonë, dhe mori gradën Prof. Dr. në Universitetin e Zagrebit.

Libri i parë me poezi u botua në vitin 1975. Ajo ka botuar mbi 20 libra me poezi në maqedonisht dhe gjuhë të huaja. Ka botuar dypërmbledhje me tregime, një dramë, dhe mbi 40 botime si autore dhe bashkautore,në gjuhën maqedonase.

Poezia e saj është përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe është vlerësuar me çmimet më të larta letrare në Maqedoni. Katica Qulavkova është profesoreshë e teorisë së letërsisë, e letërsisë hermetike dhe e të shkruarit letrar në Universitetin e Shkupit; anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë; anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve në Salsburg dhe zëvendëspresidente e PEN International. Ka drejtuar Komitetin e të drejtave gjuhësore dhe përkthimit në PEN International. Katica Qulafkova është botuese e “Diversity collection of poetry”,fiction and essay, www.diversity.org.mk; Ajo përkthen nga serbo-kroatishtja dhe frëngjishtja. Pasioni saj është fotografia dhe astrologjia. Është e martuar me Emil Filipovin dhe ka një djalë, Vasilin. Jeton në Shkup.

Autor:

Katica Qulafkova

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2016

Faqet:

144

ISBN:

978-9928-02-792-4

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Prush nën këmbë”

Your email address will not be published.

15 + sixteen =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X