Tregimet në këtë vëllim nuk synojnë thjesht të rrëfejnë ngjarje. Autori na lë në duar jetë të thyera. Ai na fton në një shoqëri personazhesh me ndërlikime të thella psikologjike. Ata rrahin shtigje që nuk u premtojnë shpëtim. Besueshmëria e tyre lind nga dhimbja, nga dyshimi, nga heshtja që mbetet, pasi fjalët kanë dështuar.
Në një univers të tillë Abrahami nuk është më një figurë biblike, ai merr trajtën e njeriut të ditëve tona që përballet me zgjedhje të pamundura në një botë të ndërlikuar, që e kupton gjithnjë e më pak.
Është një vëllim me tregime që kapërcen tematikat e njohura letrare.



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.