info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Aromë kujtimesh

800 L

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek. XVIII.

Bli

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe, përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve. Amanetet brez pas brezi, që përcjellin një pjesë të shpirtit dhe të traditave të dikurshme. Rresht pas rreshti hapet para lexuesit një botë interesante misteri dhe bukurie femërore të atyre viteve. Si dashuronin dhe si e konceptonin ato botën. Është një roman, i cili do t’i tregojë më shumë lexuesit për jetën, veshjet, zakonet e grave të asaj periudhe, të cilat jetonin mes dy qyteteve: Gjirokastrës dhe Janinës. Ato flisnin e mendonin në një mënyrë mjaft të veçantë…

Romani të mban të mbërthyer nga fillimi në fund, për shkak të dinamikës së ngjarjeve, misterit dhe historisë së bukur të dashurisë së një epoke tjetër.

Autor:

Aida Shtino

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2022

Faqet:

194

ISBN:

978-9928-375-50-6

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Aromë kujtimesh”

Your email address will not be published.

9 − one =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X