info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Aventurat tona të verës – Pushimet magjike 4

320 L

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve.

Bli

“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ushtrimet, aktivitetet, leximi dhe veprimtaritë jepen në mënyrë zbavitëse dhe tërheqëse, duke i nxitur fëmijët të zhvillojnë shkathtësitë e aftësitë e nevojshme dhe të arrijnë objektivat mësimorë.

Nëpërmjet personazheve, ilustrimeve tërheqëse dhe detyrave zbavitëse, fëmijet nxiten për të mësuar njohuri të reja dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe të zhvillojnë kompetencat dhe shkathtësitë në mënyrë aktive, kreative dhe argëtuese.

Çdo faqe e librit është një aventurë e re, një mësim i ri, një udhëtim fantastik drejt arritjes së qëllimeve të arsimit parauniversitar. Nga libri i parë tek i pesti kalohet gradualisht dhe në mënyrë të integruar në të nxënit e sistemuar drejt arritjes së kompetencave kryesore të kurrikulës bërthamë.

Gjatë këtij udhëtimi, fëmijët do të reflektojnë rreth temave dhe koncepteve të mësuara deri më tani, si dhe do të kenë mundësi të zhvillojnë njohuri e shkathtësi të reja.

Këta libra tërheqin vëmendjen e fëmijëve, nxitin zhvillimin e inteligjencës së tyre, të menduarit kritik dhe kreativ, pasurojnë fjalorin dhe fantazinë e tyre. Gjithashtu i nxit drejt aventurave të reja, mësimeve të radhës dhe historive të tjera për të lexuar.

Autor:

Alida Thaçi, Arbërie Nagavci, Krenare Lleshi

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2019

Faqet:

48

ISBN:

978-9928-282-97-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Aventurat tona të verës – Pushimet magjike 4”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − two =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X