info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Estetika e romantizmit

1,000 L

Romantizmi ka qenë një revolucion në ndjeshmëri dhe në shije, që përqafoi dhe shndërroi në mënyrë të pakthyeshme të gjithë kulturën europiane.

Bli

Romantizmi ka qenë një revolucion në ndjeshmëri dhe në shije, që përqafoi dhe shndërroi në mënyrë të pakthyeshme të gjithë kulturën europiane. Në këtë sintezë të qartë, autori eksploron origjinalitetin e kontributit që i ka dhënë lëvizja romantike filozofisë së artit, duke nisur me vëllezërit Schlegel, për të vazhduar me Novalis-in, Wordsworth-in, Koleridge-n, Chateaubriand-in, Foscol-in, Manzoni-n dhe Leopardi-n.

Pas një kronologjie dhe gjeografie të estetikës romantike, ilustrohen tiparet përbërëse të saj: që nga polariteti mes antikes dhe modernes, së dëlirës dhe sentimentales, klasikes dhe romantikes, te zbulimi i Mesjetës dhe i Orientit, tek arti si formë e epërme e njohjes e deri te nihilizmi. Më pas diskutohet për kategoritë mbi të cilat artikulohet kjo estetikë: kapërcimi i imitimit, ironia, e shëmtuara dhe groteskja, shija për fragmentaren, e madhërishmja, e mrekullueshme, alegoria, simboli, duke vazhduar me shqyrtimin se si reflektohen këto në teorinë e romanit dhe të tragjedisë, në kritikë, në letërsi, në pikturë dhe në muzikë.

Paolo D’Angelo është profesor i Estetikës në Universitetin e Messina-s. Ndër librat e tij mund të përmenden: “L’estetica di Benedetto Croce” (1982), “Simbolo e arte in Hegel” (1989), “L’estetica italiana del Novecento” (1997).

Autor:

Pablo D'Angelo

Përktheu:

Eldon Gjikaj

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2020

Faqet:

183

ISBN:

978-9928-332-12-7

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Estetika e romantizmit”

Your email address will not be published.

14 + nine =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X