“… Qetësia e papipëtimtë i vishte tingujt e tyre me petk hyjnor. Të ngjitej në mish e në shpirt, sa ishte e pamundur të mos ngriheshe e t’i përcillje me sy tek zhdukeshin tutje, në torishtë. Kjo ishte dhe koha kur të gjithë mblidheshin rreth vatrës. Gëlonin, ose nxinin shtëpitë, sipas fatit që kishin. Por oxhakët të gjithë bubullinin dhe ai copë qielli vinte një shtresë myshku të tymtë, si për të mbuluar e fshehur gjithçka.
Pikërisht nën tymin veshtullor, në orën e lëngatës së zjarrit, Atena dilte rrugëve të zbrazëta. …”



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.