Kjo bota e përrallave është shumë e çuditshme!
Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për Teatrin e Gjelbër, për maçokun mustaqezi apo për miun përtac që zbret nga fshati Vrimat e minjve, që interpretojnë si aktorë në Teatrin e Kukullave në Tiranë, nuk duhet të humbisni rastin për ta ndjekur këtë histori të rrallë, ku marrin pjesë edhe milingonat, nxënëset më të mira të shkollës teatrore të pyllit…
Përplasja e miut mendjemadh me milingonat punëtore përfundon në një gjyq, që zhvillohet në natyrë. Por për të vendosur drejtësinë, maçoku mustaqezi duhet të hedhë krahëve pelerinën e kuqe, të vendosë në kokë parukën e bardhë, të lidhë rreth qafës shallin me cërka e të ngjeshë në brez çekanin prej druri, ndërkohë që me dorën e djathtë shtrëngon librin me kopertinë të trashë, ku janë shkruar ligjet e pyllit.
Po si përfundon ky gjyq, do të pyesni ju?
Pas pak, perdja do të hapet e shfaqja do të fillojë…



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.