info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Histori e Shqipërisë 1912-2000

1,500 L

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruaje për një çështje të caktuar, është krejt e ndryshme dhe të konstatoje, pikësëpari, ç`thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.

Bli

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruaje për një çështje të caktuar, është krejt e ndryshme dhe të konstatoje, pikësëpari, ç`thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.

Nga konsultimi i një varg punimesh që trajtojnë historinë e periudhës në fjalë ose aspekte të veçanta të saj, të botuara në kohë të ndryshme, pavarësisht nga këndvështrimet e drejta apo të gabuara të hartuesve të tyre, të huaj apo vendës, kam përftuar të dhëna me interes që lidhen me objektin e këtij teksti. u shpreh mirënjohje të thellë studiuesve, kujtimshkruesve dhe relatorëve të periudhës 1912-2000, sepse puna e tyre e vyer më ka shërbyer për përgatitjen e këtij teksti mësimor.

Ky tekst synon të rindërtojë shkencërisht një imazh të saktë e bindës në aspektet ekonomike, shoqërore, kulturore dhe fetare të Shqipërisë për periudhën 1912-2000. Pavarësisht nga arritjet e shënuara më këtë drejtim, jami të vetëdijshëm se çështjet që lidhen me historinë e Shqipërisë të kësaj periudhe, nuk mund të shtjelloheshin kurrsesi të gjitha në mënyrë shteruese.

Autor:

Valentina Duka

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2014

Faqet:

515

ISBN:

978-9928-02-460-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Histori e Shqipërisë 1912-2000”

Your email address will not be published.

fourteen + five =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X