info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

I keqi i vetes

800 L

“I keqi i vetes” është një roman i pazakonshëm për të zakonshmen tonë tipike shqiptare, por edhe ballkanike e më gjerë. I vlerësuar nga kritika perëndimore, trajton tema nga më të dhembshmet e aktualet…

Bli

Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit. I ati i tyre, një ish-komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit. Karli kthehet nga mërgimi në vendlindje, për të marrë pjesë në zinë familjare. Ndërsa varrosin të atin, dy vëllezërit nisin të zhvarrosin kujtime, keqkuptime dhe mëri të vjetra mes tyre.

Dy vëllezërit përbëjnë mishërimin e idealeve të kundërta, njëri të rebelit dhe të ikanakut larg atdheut; tjetri, filozofinë e bindjes dhe të mosbraktisjes së atdheut. I pari kërkon të hidhet dritë në epokën e errët të komunizmit, ndërsa i dyti kërkon ta lërë në harresë.

Ngjarjet do ta dërgojnë lexuesin dhe në katër qytete të tjera të Europës e të Amerikës për t’u kthyer sërish në Ters. Sepse nuk mund të dish se ku po shkon, pa kuptuar më parë se nga ke ardhur.

Autor:

Gazmend M. Kapllani

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2018

Faqet:

160

ISBN:

978-9928-282-13-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “I keqi i vetes”

Your email address will not be published.

twenty − five =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X