Oliver Ormit — piktor në moshë të mesme dhe rrëfimtari i historisë, njëkohësisht personazh tipik i universit banvillian, — i ka ikur përfundimisht frymëzimi për të pikturuar, prandaj, puna e tij e fundit, Kitara blu, mbetet e papërfunduar.
Pasionin e fshehtë dhe fëminor për tronditjen erotike që mbart kleptomania, kohët e fundit ai po e përdor dhe në jetën dashurore. Kjo shpjegon edhe lidhjen me Poli Petitin, gruan e mikut të tij, orëndreqësit Mark.
Nga frika e pasojave të veprimeve të tij, Oliveri braktis jo vetëm gruan, Gloriën, por edhe të dashurën, mikun dhe shtëpinë ku po banon. Ai arratiset në shtëpinë e braktisur të fëmijërisë dhe nis të kërkojë, si dhe ta shkruajë, përgjigjen se si dhe pse gjërat ndodhën ashtu si ndodhën.



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.