info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Mëkatet e zonjës Ema

742 L

Ky libër do t`ju mbajë në tension gjatë gjithë kohës dhe nuk do ta lëshoni dot nga dora. Do të përfshiheni tërësisht në luftën e Emës midis asaj çka është e drejtë dhe e moralshme dhe asaj që kërkon zemra e saj. A duhet të sakrifikojmë standardet sociale dhe vlerat morale, me të cilat jemi brumosur, apo duhet të thyejmë tabutë dhe barrierat për pak lumturi? Liria shpirtërore është devijim nga tradicionalja apo është e drejtë individuale, meqënëse shansi i të jetuarit i jepet gjithkujt vetëm një herë?

Bli

Kriza në familje nuk diskriminon. Ajo prek edhe familje që nuk kanë probleme financiare. Personazhi i Emës është një grua që në pamje të parë ka gjithçka: sukses, para, familje të rregullt, por në vetvete ndihet e paplotësuar. Gjithçka që ka arritur në jetë asaj i duket e pamjaftueshme për të qenë e lumtur. Në kërkim të vetvetes ajo gjen dashurinë e jetës së saj që do të ndryshojë çdo gjë. Personazhi i Emës, nëpërmjet ngjarjeve që marrin kthesa të paparishkueshme, do t`ju fusë në skutat shpirtërore të botës së saj.

Ky libër do t`ju mbajë në tension gjatë gjithë kohës dhe nuk do ta lëshoni dot nga dora. Do të përfshiheni tërësisht në luftën e Emës midis asaj çka është e drejtë dhe e moralshme dhe asaj që kërkon zemra e saj. A duhet të sakrifikojmë standardet sociale dhe vlerat morale, me të cilat jemi brumosur, apo duhet të thyejmë tabutë dhe barrierat për pak lumturi? Liria shpirtërore është devijim nga tradicionalja apo është e drejtë individuale, meqënëse shansi i të jetuarit i jepet gjithkujt vetëm një herë?

Nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme nga jeta e Emës lexuesi do të nxjerrë përfundimet e veta se çfarë duhet ndjekur në jetë.

Lexim të këndshëm…

Autor:

Mirela Kanini

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2018

Faqet:

200

ISBN:

978-9928-282-39-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Mëkatet e zonjës Ema”

Your email address will not be published.

sixteen + 14 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X