info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Metoda më e rrezikshme

1,500 L

E PAMUNDUR PËR T’U HEQUR NGA DORA, “METODA MË E RREZIKSHME” ËSHTË HISTORI INTELEKTUALE QË KA FUQINË NARRATIVE DHE NDIKIMIN EMOCIONAL TË NJË TRAGJEDIE.

Bli

“Zigmund Frojdi dhe Karl Jungu u njohën më 3 mars 1907. Ata biseduan trembëdhjetë orë rresht. Hera e fundit kur këta burra u gjendën në të njëjtën dhomë, ishte në Kongresin e Katërt Ndërkombëtar të Psikanalizës, mbajtur në Munih më 7-8 shtator 1913. Atë ditë, për aq sa dihet, ata nuk shkëmbyen asnjë fjalë me njëri-tjetrin… edhe pse për secilin prej tyre, kjo ishte miqësia më domethënëse që kishin pasur në jetë.

Kështu, në heshtje, mbaroi marrëdhënia më e trazuar në historinë e ideve. Sidoqoftë, aq pak sa bashkëpunuan, mbi gjashtë vjet, ata ndryshuan vendosmërisht rrjedhën e mendimit në shekullin XX.

” Midis tyre qëndronte një grua e re, e quajtur Sabina Shpilrajn, e cila ishte paciente dhe e dashura e Jungut, kolege e mirëbesuar e Frojdit, përpara se të bëhej edhe vetë psikanaliste inovatore në historinë e zhvillimit të mendimit psikanalitik.

“Metoda më e rrezikshme” nga John Kerr rindërton trekëndëshin fatal të Zigmund Frojdit, Karl Jungut dhe Sabina Shpilrajnit. Ky studim përfshin metodat klinike dhe politikën, histerinë, antisemitizmin dhe shkëlqimin intelektual të ushtruar si shantazh.

E PAMUNDUR PËR T’U HEQUR NGA DORA, “METODA MË E RREZIKSHME” ËSHTË HISTORI INTELEKTUALE QË KA FUQINË NARRATIVE DHE NDIKIMIN EMOCIONAL TË NJË TRAGJEDIE.

Autor:

John Kerr

Botues:

Albas

Përktheu:

Sofiana Filipi

Viti i botimit:

2023

Faqet:

978-9951-15-358-4

ISBN:

978-9951-15-358-4

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Metoda më e rrezikshme”

Your email address will not be published.

15 − 11 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X