info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Piter Pani

880 L

Një mbrëmje, një djalë i çuditshëm duke fluturuar hyn në dritaren e shtëpisë së Darlingëve. Këtu zënë fill aventurat e Piter Panit, Uendit, Xhonit dhe Majkëllit, Lulekëmborës, Djemve të Humbur etj., në ishullin mitik të Kurrkundit.

Bli

Një mbrëmje, një djalë i çuditshëm duke fluturuar hyn në dritaren e shtëpisë së Darlingëve. Këtu zënë fill aventurat e Piter Panit, Uendit, Xhonit dhe Majkëllit, Lulekëmborës, Djemve të Humbur etj., në ishullin mitik të Kurrkundit. Piter Pani është djalosh çapkën dhe plot gjallëri, që arrin të fluturojë dhe nuk rritet asnjëherë. Fëmijërinë e tij që nuk mbaron kurrë, ai e kalon me peripeci, si kryetari i Djemve të Humbur, ndërkohë që bashkëvepron me zana, piratë, sirena dhe me fëmijë të zakonshëm nga bota jashtë Kurrkundit.

Shkrimtari nuk e përshkruan kurrë me hollësi paraqitjen e Piterit, por tregon vetëm se atij nuk i kanë rënë ende dhëmbët e parë, se është djalë i bukur dhe se vishet me gjethet e thara të pemëve.

Ai është djalosh moskokëçarës dhe mburravec, por është trim dhe nuk e ka problem ta marrë rrezikun në sy, duke u futur në situata të rrezikshme. Libri shoqërohet me ilustrime të këndshme, të cilat e bëjnë më të këndshëm leximin.

Autor:

Xhejms Barri

Botues:

Albas

Përktheu:

Klodian Briçi

Viti i botimit:

2015

Faqet:

263

ISBN:

978-9928-20-612-5

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Piter Pani”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X