info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Portreti i një zonje

1,900 L

Jeta e Isabel Archer ndryshon rrënjësisht pas ftesës që i bën tezja e saj, znj. Tushet, për ta shoqëruar në Europë. Atje, të gjithë që takon mbeten të magjepsur nga bukuria, inteligjenca dhe fuqia e saj e brendshme. Në botët dehëse të Parisit, Firences dhe Romës, iluzioni i vetëbesimit të saj gradualisht shembet nga intrigat e atyre që duken miq dhe mbështetës, por në të vërtetë janë të pandershëm.

Bli

Me një trashëgimtare të re, një pasanik të pasionuar pas pasurisë dhe një zonjë të paskrupullt, Henry James ndërton historinë si një lojë delikate, ku gjithçka duket e kundërta: liria shndërrohet në fat, dashuria në tradhti, çiltërsia në mashtrim dhe anasjelltas.

Kjo kryevepër bashkon temat më thelbësore të letërsisë së James-it: lirinë personale, kufizimet shoqërore, psikologjinë femërore dhe dallimet kulturore midis Europës dhe Amerikës, duke krijuar një portret të thellë dhe të ndjeshëm të një gruaje që përpiqet të jetojë sipas vullnetit të saj në një botë që nuk e lejon lehtë këtë.shoqërore, psikologjinë femërore, dallimet kulturore midis Europës dhe Amerikës.

Autor:

Henry James

Botues:

Albas

Përktheu:

Granit Zela

Viti i botimit:

2025

Faqet:

800

ISBN:

978-9951-15-448-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Portreti i një zonje”

Your email address will not be published.

14 − 5 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X