info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Qyteti i fundit

1,000 L

Pas kapitullimit të Italisë fashiste ushtarët dhe të gjithë ata italianë të mbetur ende në Shqipëri, janë mbledhur në portin e Durrësit, në pritje të anijeve për t’u kthyer në vendin e tyre. Gjatë këtij qëndrimi në “qytetin e fundit” buzë detit, faqe pas faqeje, fillojnë të zbulohen shumë histori dhe fate njerëzish që sapo kanë kapërcyer tragjedinë e kohës.

Bli

Vetëm brenda 7 ditëve dhe 7 netëve Petro Marko i zhvillon të gjitha ngjarjet e këtij romani.

Pas kapitullimit të Italisë fashiste ushtarët dhe të gjithë ata italianë të mbetur ende në Shqipëri, janë mbledhur në portin e Durrësit, në pritje të anijeve për t’u kthyer në vendin e tyre. Gjatë këtij qëndrimi në “qytetin e fundit” buzë detit, faqe pas faqeje, fillojnë të zbulohen shumë histori dhe fate njerëzish që sapo kanë kapërcyer tragjedinë e kohës.

Nëpërmjet kujtimeve të personazheve, veprimi zhvendoset edhe në qytete dhe fshatra të tjera të Shqipërisë, në Itali e gjetkë. Ata rrëfejnë për çastet vendimtare të jetës së tyre, për kthesat dhe të papriturat, me dëshirën për të dalë nga e gjithë kjo mjegull dramatike që la pas lufta.

Një vend të rëndësishëm në roman, me një mesazh domethënës, zë edhe dashuria që lind mes një oficeri të ri shqiptar dhe një vajze italiane që mbi vete mbart peshën e një dhune shpirtërore dhe morale. Është një dashuri që i shpërfill kufijtë, kapërcen gjykimet dhe bëhet e prekshme e njerëzore.

“Qyteti i fundit” është një roman për luftën, për paqen dhe humanizmin. Është pararendës i romanit modern shqiptar.

Autor:

Petro Marko

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2023

Faqet:

454

ISBN:

9978-9928-807-77-9

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Qyteti i fundit”

Your email address will not be published.

nineteen + 12 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X