info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Sundimi i ligjit

1,300 L

“Sundimi i ligjit” është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike sesa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?

Bli

“Sundimi i ligjit” është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike sesa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo? Në këtë libër të shkëlqyer, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar dhe një prej mendjeve më të mprehta ligjore të botës, zbërthen kuptimin e kësaj ideje. Ai e bën të qartë se sundimi i ligjit nuk është një doktrinë ligjore e thatë, por gurthemel i një shoqërie të drejtë dhe të paanshme, garantues i një qeverie të përgjegjshme, një kontribut i rëndësishëm i rritjes ekonomike, që ofron mjetet më të mira të shpikura deri më tash për të siguruar paqen dhe bashkëpunimin. Ai shqyrton shkurtimisht zanafillën historike të sundimit të ligjit dhe pastaj parashtron tetë kushte që japin thelbin e tij, ashtu siç kuptohet në demokracitë e sotme perëndimore. Ai gjithashtu diskuton sforcimet që i mbivendosen sundimit të ligjit nga kërcënimi dhe përvoja e terrorizmit ndërkombëtar.

Ky libër do të ketë ndikim në shumë fusha të ndryshme dhe duhet të bëhet tekst bazë për këdo që është i interesuar të dijë më shumë për politikën, shoqërinë dhe gjendjen në të cilën ndodhet bota jonë.

Autor:

Tom Bingham

Botues:

Albas

Përktheu:

Bardhi Bakija

Viti i botimit:

2022

Faqet:

260

ISBN:

978-9928-375-87-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Sundimi i ligjit”

Your email address will not be published.

seventeen − five =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X