Ngjarjet në këtë roman zhvillohen në një fshat të humbur bri rrugës së lashtë “Egnatia”, banorët e të cilit bien në gjurmët e një thesari të mbetur nga një betejë e harruar e Gjorg Golemit. Kjo bën që te ta të ngjallet iluzioni i madh, se fshati i tyre mund të kthehet në kryeqendrën e atdheut socialist, që tashmë është në buzë të greminës financiare. Përmes rrëfimit me humor dhe dramaticitet, ngjarjet e këtij romani lëvizin në dy kohë: në Shqipërinë socialiste në prag të viteve ‘90 dhe në mesjetën arbërore, kur trupat osmane sulmuan pabesisht Sopotin legjendar të Gjorg Golemit.
Tri tavernat
800 L
Ngjarjet në këtë roman zhvillohen në një fshat të humbur bri rrugës së lashtë “Egnatia”, banorët e të cilit bien në gjurmët e një thesari të mbetur nga një betejë e harruar e Gjorg Golemit.
BliBotues: | Albas |
---|---|
Autor: | Ervin Nezha |
Viti i botimit: | 2024 |
ISBN: | 978-9928-819-91-8 |
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.