Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /home/albas/public_html/wp-content/plugins/booked/booked.php on line 369

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/albas/public_html/wp-content/themes/albas-child/functions.php:111) in /home/albas/public_html/wp-includes/functions.php on line 6878
Gjeniu i dritës Nikola Tesla - Shtëpia Botuese Albas
info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close
Gjeniu i dritës Nikola Tesla

Nikola Tesla (1856 – 1943)

Të paktë kanë qenë bashkëkohësit e Tomas Edisonit, të cilët janë përplasur me të dhe kanë fituar, por kjo, me siguri, nuk mund të thuhet për njërin nga punonjësit e tij. Nikola Tesla, elektro inxhinier ekscentrik, i lindur në Kroaci, u shpërngul në SHBA në vitin 1884 dhe u punësua tek Edisoni, sapo arriti në tokën amerikane. Për shkak të mosmarrëveshjeve, karakterit dhe qëndrimeve të kundërta ndaj rrymës elektrike marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë, duke lënë pas vetes një armiqësi të hidhur, pas së cilës pasoi një ndryshim në mënyrën e furnizimit të botës bashkëkohore me energjinë e nevojshme.

SI TRANSPORTOHET RRYMA ELEKTRIKE
Në realitet historia fillon shumë më herët, që në Europë. Mendja brilante dhe shpesh e trazuar e ekscentrikut Tesla u dallua që në fëmijëri. Edhe pse nuk kishte prejardhje nga familje akademike, në historinë e familjes Tesla ka pasur shpikës, kurse babai i tij, me shpirt, mundohej që të zhvillonte aftësitë mendore të Teslës. Për shkak të shëndetit të dobët nga trauma e rëndë psikike që i shkaktoi vdekja e vëllait më të madh, Dane, ai ndërpreu shkollimin. Më pas Tesla vazhdoi Universitetin e Gracit, në Austri. Gjatë shkollimit ka pasur mundësi të shihte punën e gjeneratorëve ekzistues dhe motorët elektrikë, dhe kështu filloi të mendonte për një mënyrë më të mirë të transportimit të energjisë elektrike. Pak më vonë i lindi ideja, që fusha magnetike rrotulluese mund të shfrytëzohej në motorin me induksion, i cili do të prodhonte rrymën alternative Në atë kohë gati të gjitha pajisjet në shtëpi, në zyra dhe fabrika punonin me rrymë elektrike të njëtrajtshme, por ajo ka pasur kufizimet e veta: prodhim i shtrenjtë, transport i shtrenjtë dhe nevojë për konvertitor. Ndërkohë, Tesla zbuloi se rryma elektrike alternative mund të transportohej në largësi më të madhe dhe me kosto më të ulët. Hap i tij më i madh e i sigurt në këtë rrugë ka qenë shpikja dhe prodhimi i motorit induktiv në vitin 1883. Tani i duhej ta shiste.

RRYMA ALTERNATIVE APO E NJËKAHSHME
Tesla vendosi të shpërngulej në Amerikë, ku arriti pa asnjë para në xhep, por u punësua shumë shpejt falë njohjes së elektroteknikës. Për më pak se një vit, Edisoni u mahnit nga ai, por shumë shpejt u nxeh dhe e largoi nga puna. Por kundërshtari i Edisonit, Xhorxh Uestinghauzi, e mori në kompaninë e vet. Në vitin 1885, kompania Uestinghauz Elektrik bleu të drejtat e shfrytëzimit të shpikjes së rrymës alternative nga Tesla, dhe kështu filloi lufta elektro-energjetike. Edisoni dhe të tjerë besonin në zhvillimin e rrymës së vazhduar dhe dëshironin të kishin sukses me të. Kjo me siguri lidhej edhe me interesat financiarë. Rryma e vazhduar tanimë pranohej si mënyrë prodhimi dhe shpërndarjeje e rrymës elektrike. Uestinghauzi dhe Tesla besonin se metoda e tyre ishte më e përshtatshme, më e mirë dhe luftonin fort për pranimin e saj. Ndërkohë, Edisoni përpiqej të shkatërronte besimin te rryma alternative, duke këmbëngulur te rrezikshmëria e saj. Më vonë Tesla e hodhi poshtë këtë përpjekje me një demonstrim publik, gjatë të cilit ndezi llambën me rrymën që përshkonte trupin e tij, duke bërë kështu shumë shpejt të qarta përparësitë e rrymës alternative. Me përsosjen e mëtejshme të transformatorëve, me ndihmën e të cilëve transportohej rryma alternative, ajo mbisundoi tregun, kurse rryma e vazhduar përdorej vetëm për raste të veçanta. Dhe kështu ka ngelur deri në ditët e sotshme.

SPIRALJA TESLA
Në vitin 1891 Tesla, në bazë të teorive të veta, shpiku spiralen Tesla, e cila ishte më e efektshme për prodhimin e rrymës elektrike alternative me frekuenca të larta. Ajo u përdor gjerësisht, madje edhe sot përdoret shumë në radioteknikë, televizion dhe në pajisjet elektrike. Duke përdorur këtë spirale dhe shpikjen e tij të valëve stacionare tokësore, e cila në thelb do të thotë që planeti Tokë mund të përdoret si një drejtues elektrik gjigant, ai realizoi disa eksperimente spektakolare. Tesla prodhoi me mënyrën e vet një “goditje rrufeje” më të lartë se tridhjetë metra, kurse një herë tjetër ndezi 200 llamba të radhitura në largësi prej 40 kilometrash, të cilat nuk ishin të lidhura me tel ndërmjet tyre. Ideja e transportimit të rrymës elektrike pa tel përcjellës u bë një fushë me interes për Teslën në vitet e fundit. Emrin tesla për nder të tij e ka marrë njësia për induksionin e fushës magnetike në SI.

 

shkëputur nga libri “100 shkencëtarët që ndryshuan botën”,
përkthyer nga Latif Ajrullai,
botuar nga “Albas”

Shto një koment

Adresa juaj e email nuk do të publikohet. Fushat që përmbajnë * janë të detyrueshme

three × five =

X