info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close
Libra jashtëshkollorë për çdo grupmoshë

Nga kërkesat e shumta të prindërve dhe mësuesve kemi nxjerrë një listë librash si rekomandime verore për të gjithë grupmoshat e fëmijëve, duke filluar që nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë. Të botuar nga Shtëpia Botuese Albas, këta libra mund të bëhen shoqëruesit e të vegjëlve gjatë pushimeve.

Lista e librave që mund të lexojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të botuar nga Shtëpia Botuese Albas.
 
Klasa e dytë
Nga seria Le të flasim hapur: Gjyshërit e mi janë të veçantë, Edhe mami punon, A je i turpshëm, Vëllai im është autik.Nga seria numrat e jetës: 3-R-të e mjedisit.Klasikët e mi të parë – Histori klasike: Pinoku.Klasikët e mi të parë – Përralla për të ëndërruar: Princesha mbi bizele.Seria Miushi lexues: Koni fitoi medaljen e notit, Nata e përbindëshit. 

Klasa e tretë

Koni dhe dëbora e madhe (seria – Shoqja ime Koni).

Piter Pani (Klasikët e mi të parë – Përralla klasike), (Klasikët për të vegjël).

Koni dhe shoqëria (seria – Koni dhe shoqëria).

Kur të zënë me presh në duar (Familja e paparë).

Kur prindërit harruan të ishin miq (Nga seria Le të flasim hapur).

Klasikët për të vegjël – Përralla klasike: Rosaku i shëmtuar.

Klasikët për të vegjël – Histori klasike:  Bukuroshja e fjetur.

I mrekullueshmi Magjistri i Ozit (Klasikët për të vegjël).

Jasemini në vendin e gënjeshtarëve (Xhani Rodari).

Përralla të së ardhmes (seria – Përrallat që tregohen nga të rriturit).

 

Klasa e katër

Ema e ka mendjen veç të hajë (Familje e paparë).

Më quajnë Mbretëreshë Teuta (Nga seria Mua më quajnë…).

Përrallat që të futin dridhmat (seria – Përrallat që tregohen nga të rriturit).

Gjyshi im është një pemë qershie.

Një plak i Vitit të Ri ndryshe.

Gjyshja në pemën e mollës.

Shumë zhurmë për asgjë (Një familje e paparë).

Maksi në një udhëtim të hatashëm me klasën (seria – Shoku im Maksi).

Aventurat e Hakelberi Finit (Klasikët për të vegjël).

Libri i xhunglës (Klasikët për të vegjël).

Tarzani i majmunëve (Klasikët për të vegjël).

Kopshti sekret (Klasikët për të vegjël).

Legjenda dhe vendet shqiptare.

Përralla të së ardhmes (seria – Përrallat që tregohen nga të rriturit).

Koni dhe çasti i shumëpritur i akullores (seria – Koni dhe Maksi).

 

Klasa e pestë

Futbolli nuk është vetëm për djem (seria – Një familje e paparë).

Beni dhe Ana.

Poliana (Klasikët për të vegjël), (Klasikët për fëmijë).

Matia dhe gjyshi (Roberto Fiumini).

Zemër (Klasikët për fëmijë).

Koni dhe shoqëria (seria – Koni dhe shoqëria).

Rrëmbimi i princit Olegomargarini.

Më quajnë arkitekt Sinani (Nga seria – Mua më quajnë…).

Më quajnë Tefta Tashko Koço (Nga seria – Mua më quajnë…).

Sfida: një javë pa ekrane (Një familje e paparë).

Më quajnë Ibrahim Kodra (Nga seria – Mua më quajnë…).

Ç’natë e mrekullueshme.

Shtrigushja ime.

Jeta e një qeni.

Stralisku.

Iliada treguar për fëmijë.

Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit  (Klasikët për të vegjël), (Klasikët për fëmijë).

Princi i lumtur dhe përralla të tjera (Klasikët për fëmijë).

Udhëtim në qendër të Tokës (Klasikët për të vegjël).

Maksi në një udhëtim të hatashëm me klasën (Seria – Shoku im Maksi).

 

Klasa e gjashtë 

Tomi dhe Haku.

Piter Pani (Klasikët për fëmijë).

Koni, Pauli dhe problemet me shoqërinë (seria – Koni dhe shoqëria).

Eneida treguar për fëmijë.

Libri i madh i legjendave mesjetare – Kënga e Rolandit.

 

Klasa e shtatë

Legjenda dhe vende shqiptare.

Kopshti sekret (Klasikët për fëmijë).

Koni, Ana dhe festa e çmendur e shkollës (seria – Koni dhe shoqëria).

Unë them jo.

Princi i vogël (Klasikët për fëmijë).

 

Klasa e tetë

Djemtë e rrugës “Pal”.

Më quajnë Musine Kokalari (Nga seria – Mua më quajnë…).

Poliana (Klasikët për fëmijë).

Kthimi i Odisesë (Klasikët për të vegjël).

 

Klasa e nëntë

Mondo dhe tregime të tjera Le Klezios.

Racizmi shpjeguar vajzës sime.

 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Shto një koment

Adresa juaj e email nuk do të publikohet. Fushat që përmbajnë * janë të detyrueshme

nineteen + 8 =

X