E vetmja gjë që ka qenë e qartë ka qenë të menduarit. Një kthjelltësi e madhe e të menduarit unë nuk lexoja dot, temperatura nuk më linte të përqendrohesha. Vajza ime vogël, Kleitia, që më ndenji mbi kokë, e gjithë familja në fakt, gruaja fëmijët. Më thotë: “Bab, çfarë do lexosh ndonjë gjë?” “Dëgjo duhet ta dëgjoj nga ty, dua të lexosh vetëm ‘Liza në botën e çudirave’. Një burrë 70-vjeçar që do të dëgjojë Lewis Carroll-in e famshëm profesorin e matematikës, se matematicien ka qenë ai që ka shkruar gjoja një përrallë që është më moderne sesa librat… një bisedë rreth tryezës me Kapelabërësin e Çmendur dhe Lepurin e Bardhë. Moderniteti i kësaj, dialogu që është aty është quajtur një prozë paraprijëse për Uliksin e Xhoisit, aq modernitet ka. Ky ka qenë libri i vetëm që kam dëgjuar gjatë temperaturave: “Liza në botën e çudirave”.
Burimi: Fragment nga “Rrëfimi në Prognozë”, emision i Luljeta Prognit 2 nëntor, 2019, News24
Shto një koment