info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close
Si t’i them fëmijës tim se jam me kancer?

Flisni hapur me ta, kjo është zgjidhja më e mirë

Sot është Dita Botërore e Luftës kundër Kancerit. Ka shumë familje që përballen me vështirësitë e një fatkeqësie, siç është diagnostikimi me kancer i njërit prej prindërve. Është një krizë që e kalon gjithë familja, por fëmijët e kanë më të vështirë për të bashkëpunuar në një situatë të tillë.

Të diagnostikohesh me kancer është një nga gjërat më të vështira që kalon dikush. Ankthi i pasigurisë përfshin çdokënd në familje. Por ç’ndodh me fëmijët, që janë më të vegjël? Si i ndiejnë dhe i përjetojnë ata këto ngjarje? Si prindër, ne duam t’i mbrojmë fëmijët nga shumë probleme të jetës, ndaj edhe ua fshehim këto lajme të këqija. A veprojmë drejt?

Fëmijët e nuhasin menjëherë kur diçka nuk shkon, madje janë shumë të aftë të kuptojnë kur gjërat rreth tyre fillojnë të ndryshojnë. Kjo shkakton tek ata një stres, madje ndoshta do t’i bëjnë me faj prindërit që nuk u tregojnë të vërtetën.

Mënyrat për t’ua treguar atyre të vërtetën janë të ndryshme. Libri “Mami është e sëmurë”, botim i Albas-it i nxit prindërit që të jenë të çiltër me fëmijët e tyre, edhe kur u duhet që t’u tregojnë se njëri nga prindërit ka kancer.

Djali i vogël i kësaj ndodhie pyet veten: “Mos është faji im që mami ka kancer? Si do të ndryshojë jeta ime dhe e familjes sime tani?”. Prindërit i shpjegojnë atij se mami duhet të bëjë kimioterapi dhe, duke e luftuar sëmundjen dita-ditës, gjithçka do të shkojë mirë. Në fund, mami shërohet, por fëmija duhet të kuptojë se sëmundja edhe mund të kthehet.

Ky libër i mëson fëmijët se kanceri është një gjendje shëndetësore serioze. Në një rast të tillë, nëse ata mbështeten te prindërit, do ta kenë më të lehtë të largojnë ankthet e tyre. Nga ana tjetër, ata ndihen të vlerësuar, kur kuptojnë se me sjelljet e tyre, mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së prindit që është sëmurë.

Të dashur prindër!

Tregojini fëmijës tuaj në rastin kur njëri nga ju preket nga sëmundja e kancerit.

Shpjegojuni se mjekësia ka përparuar dhe kjo sëmundje mund të kurohet.

Jepuni përgjigje pyetjeve të tyre, në të kundërt ata do ta vrasin më tepër mendjen, pasi e panjohura i frikëson më shumë.

Flisni hapur me ta, kjo është zgjidhja më e mirë.

Libri “Mami është e sëmurë”, është një nga mënyrat e duhura se si t’u jepni shpjegime fëmijëve tuaj në raste të tilla.

Ky libër është pjesë e serisë “Le të flasim hapur”, për një grupmoshë mbi 4 vjeç.

Nëse duhet t’i mbrojmë fëmijët nga shumë probleme dhe ngjarje me të cilat ata përballen, mënyra më e mirë është TË FLASIM HAPUR me ta.

 

 

Nga Artemisa Bushi

Seria “Le të flasim hapur  “Mami është sëmurë!”,
botuar nga “Albas”

Shto një koment

Adresa juaj e email nuk do të publikohet. Fushat që përmbajnë * janë të detyrueshme

ten − eight =

X