Do-re-mi-fa-sol-la si… bjeri pianos korb i zi.
Si-la-sol-fa-mi-re-do… mos u çirr ti, por këndo!
Kështu e nis orën e saj mësuese gardalina, në botën plot ngjyra të shkollës së pyllit.
Kjo përrallë në vargje, e autorit të dashur për fëmijë, Bedri Dedja, na shoqëron në botën magjike, atje ku mësimi shndërrohet në aventurë dhe ku çdo personazh zbulon një rrugë të re drejt së ardhmes. Mes humorit, ngjarjeve gazmore dhe situatave që të bëjnë të mendosh, kjo poemë na mëson se dija është fuqi dhe rruga që na hap dyert e jetës.
Por, çfarë ndodh me lepurin që nuk pranoi të shkonte në shkollë?



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.