Marisia, pas vdekjes së nënës, kthehet nga Vjena në Sllovaki, ku jeton me të fejuarin dhe punon infermiere. Në roman ndërthuren dy jetët e Marisës, ajo e mëparshmja si emigrante në Vjenë dhe jeta e qetë e pa ndodhi në vendin e origjinës, të cilat i ndan në mes një fakt i fortë: vdekja e së ëmës. Në qendër të romanit janë lidhjet familjare e miqësore të Marisias, si të vjetrat, ashtu edhe të rejat, të afërtat dhe të largëtat, ku, siç do të shihet në roman, kotësia e hamendësuar e tyre nuk është aq e parëndësishme.
Svetlana Žuchová është shkrimtare dhe përkthyese sllovake. Është nderuar me disa çmime të rëndësishme letrare, mes tyre dhe me “Çmimin Europian të Letërsisë” për romanin Imazhe nga jeta e M-së, i cili është përkthyer në disa gjuhë.
Kestrina Peza është përkthyese e gjuhës çeke dhe asaj sllovake. Është pedagoge e albanistikës në Universitetin e Pragës.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.