Personazhe të çuditshme mbushin tregimet e Clemens Meyer-it: një burrë i divorcuar që shpenzon të gjitha paratë në baste garash, duke shpresuar që të fitojë për të mbuluar shpenzimet për shërimin e qenit të tij; boksierë, të burgosur, të pastrehë dhe ëndërrimtarë, që bredhin në qytetet e natës etj. Nëpërmjet ngjarjeve që zhvillohen në apartamente të vogla, depo të shkreta, burgje dhe buzë lumit, Meyer-i godet të tashmen e ashpër dhe gjen dritat që shkëlqejnë në errësirë. Ai luan tingujt e kohës së tij me fjali të ashpra, të thukëta, por delikate; tregon për iluzionet e mëdha, për dëshirat dhe vetminë. Nga një tregim i shkurtër i këtij vëllimi mund të bëhet një film i madh. “Unë dua të shkruaj histori që ndriçojnë”, shprehet ai për tregimet e librit Nata, dritat.
Nata, Dritat
900 L
Personazhe të çuditshme mbushin tregimet e Clemens Meyer-it: një burrë i divorcuar që shpenzon të gjitha paratë në baste garash, duke shpresuar që të fitojë për të mbuluar shpenzimet për shërimin e qenit të tij; boksierë, të burgosur, të pastrehë dhe ëndërrimtarë, që bredhin në qytetet e natës etj.
Bli
Autori: Clemens Meyer
Përkthyesja: Anna Kove
Vepra: Nata, Dritat
Autor: | Clemens Meyer |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Anna Kove |
Viti i botimit: | 2019 |
Faqet: | 248 |
ISBN: | 978-9928-300-88-1 |
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.