info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Shtërgjet

900 L

Titulli i veprës, “Shtergjet”, i referohet një sekti të krijuar në shekullin e XVIII në territoret e Rusisë Cariste, i cili  besonte se bota ishte nën pushtetin e Satanit, në shërbimin e të cilit ishin të gjitha institucionet, si klerikale, ashtu dhe laike.

Bli

Autori: Olga Tokarczuk
Përkthyes: Edlira Lloha
Vepra: Shtërgjit


Kategoria:

Titulli i veprës, “Shtergjet”, i referohet një sekti të krijuar në shekullin e XVIII në territoret e Rusisë Cariste, i cili  besonte se bota ishte nën pushtetin e Satanit, në shërbimin e të cilit ishin të gjitha institucionet, si klerikale, ashtu dhe laike. Duke besuar se një luftë me Satanain është e pamundur, anëtarëve të këtij sekti iu mbetej vetëm të merrnin arratinë prej Satanait, ngaqë, sipas tyre, e keqja e kishte më të vështirë të pushtonte një njeri në lëvizje të pandërprerë.    “Shtërgjet” përbëhet nga një mozaik karakteresh në një lëvizje të pandërprerë. Duket se bota moderne lëviz në mënyrë të çoroditur dhe kaosi duket se është i gjithëpranishëm. Kështu, në këtë libër pleksen lëvizje gjithfarësh, njerëzish të njohur a të panjohur, personazhesh historike a të trilluara, njerëzish a mumiesh etj. Nëse kjo lëvizje e çoroditur mund të ngrihet në dinjitetin e një udhëtimi, apo edhe më tej, të një pelegrinazhi, ajo duhet disiplinuar. Ky libër na përcjell vështirësinë e disiplinimit të lëvizjes së njeriut. Vetëm kështu, lëvizja do të meritojë të quhet rrugëtim, ose më mirë akoma, pelegrinazh.

Autor:

Olga Tokarczuk

Botues:

Albas

Përktheu:

Edlira Lloha

Viti i botimit:

2019

Faqet:

464

ISBN:

978-9928-311-03-0

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Shtërgjet”

Your email address will not be published.

12 + one =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X