info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Peizazhe të pikturuara me çaj

1,000 L

“Peizazhe të pikturuara me çaj” është romani i dytë më i njohur i Milorad Pavić, autorit serb që ishte kandidati kryesor për çmimin Nobel në letërsi në dekadën e fundit.

Bli

“Peizazhe të pikturuara me çaj” është romani i dytë më i njohur i Milorad Pavić, autorit serb që ishte kandidati kryesor për çmimin Nobel në letërsi në dekadën e fundit. Libri i tij që botohet në shqip për herë të parë na paraqet një formë të jashtëzakonshme romani, pasi është shkruar në formën e një misteri fjalëkryqi për ta mbushur e që duke e lexuar, duhet plotësuar horizontalisht dhe vertikalisht.

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe “titizmit”, që ata nuk mund t’i shpëtojnë.

“Pioner i letërsisë postmoderne”, siç është konsideruar Pavić, vjen nga tradita sllave e Hilandrit, ku ai mbahet si i fundmi dhe më i rëndësishmi i vijimësisë së saj. Vetë paraardhësit dhe personazhet e Pavić kryqëzohen. Paraardhësi i tij ishte një skulptor, i biri i një piktori dhe artist mozaiku që pikturon peizazhe me çaj! Ngjarja e romanit flet për një arkitekt nga Beogradi që udhëton në Greqi të gjejë gjurmët e të atit, të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Autor:

Milorad Pavic

Botues:

Albas

Përktheu:

Ben Andoni

Viti i botimit:

2015

Faqet:

388

ISBN:

978-9928-20-700-9

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Peizazhe të pikturuara me çaj”

Your email address will not be published.

thirteen − 3 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X