info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Shtatë të çmendurit

1,100 L

Shtatë të çmendurit është vlerësuar unanimisht prej kritikës si kryevepra e Roberto Arlt-it. Në të, autori prek dhe shtjellon disa nga problemet e shtruara prej ekzistencializmit filozofik. Çështjet morale, vetmia, ankthi përballë pakuptimit të jetës dhe trishtimi ndaj vdekjes janë tema që përsëriten në arkitekturën metafizike të personazheve të romanit.

Bli
somdn_product_page

Shtatë të çmendurit është vlerësuar unanimisht prej kritikës si kryevepra e Roberto Arlt-it. Në të, autori prek dhe shtjellon disa nga problemet e shtruara prej ekzistencializmit filozofik. Çështjet morale, vetmia, ankthi përballë pakuptimit të jetës dhe trishtimi ndaj vdekjes janë tema që përsëriten në arkitekturën metafizike të personazheve të romanit. Është një kritikë e mprehtë shoqërore e Argjentinës së viteve njëzet. Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. Autori depërton në vramendjet metafizike universale, çka e bën veprën t’i kapërcejë hendekët kohorë. Shtatë të çmendurit përbën pjesën e parë të dilogjisë së jashtëzakonshme, që përmbyllet me romanin Flakëhedhësit.

Roberto Arlt, figurë e shquar e letërsisë argjentinase dhe asaj hispanike. Lindi më 1900-n në Buenos-Ajres. La pas një krijimtari të pasur letrare, edhe pse ndërroi jetë në moshën dyzetedyvjeçare. Stili i shkrimit të tij ishte novativ. Ishte i pari romancier që theu rregullat letrare të traditës, duke përdorur një stil të pavarur nga estetika mbizotëruese e letërsisë së kohës së tij. Vepra e tij konsiderohet pararendëse e letërsisë moderne në Amerikën Latine.

Autor:

Roberto Arlt

Botues:

Albas

Përktheu:

Erion Karabolli

Faqet:

300

Viti i botimit:

2021

ISBN:

978-9928-356-33-8

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Shtatë të çmendurit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X