Çka do të ndodhte, çka do të shihnim, çka do të ishim po ta shihnim njëri-tjetrin me sy të hapur. Me sy! Pa e kornizuar shikimin tonë brenda konventave, brenda marrëveshjeve, brenda frikës sonë. Ndoshta, tërë ajo që do të shihnim është në vetë gjyshet tona – ajo që ka mbajtur njeriu! Tmerrin më të madh tonin!
Romani “tjetri/shqiptar” është rrëfim, dhe aq më shumë e folur pa ndalesa, pa kalkulim, rrëfim cullak!
Sinqeriteti infantil prej nga vëzhgohet bota në këtë roman, prej nga shfaqet një botë ndryshe, është i pakontrollueshëm. Dhe kjo e bën romanin të jetë çdo mënyrë rrëfimi, ese, tregim, roman etj. E, në fund të fundit, është vetë jeta, e jetuar, por kurrë e treguar me këtë sinqeritet!



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.