Shkrimtari Luan Rama, që është edhe personazhi i gjyshit në këtë libër, e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë. Ky udhëtim fillon me tablotë e realizuara në shekujt XVI-XVIII, nga mjeshtri i madh Onufri, nga pasuesi i tij i denjë, Konstandin Shpataraku; vazhdon më pas me tablotë e shekullit XX të piktorëve, si Spiro Xega, autori i tablosë së njohur “Skënderbeu”, piktori dhe fotografi i shquar Kolë Idromeno, krijuesi i peizazheve të mrekullueshme, Vangjush Mio. Dhe shfaqen më pas portretet që të mbeten në mendje të motrave Androniqi dhe Sofia Zengo, tablotë me frymën e thellë popullore të Abdurrahim Buzës, portretet dhe peizazhet e mjeshtrit Sadik Kaceli, për ta mbyllur me piktorin me famë botërore, Ibrahim Kodrën, ku mbresëlënëse është dhe piktura e tij e fundit, e mbetur përgjysmë.
Udhëtim në botën e pikturës shqiptare
1,300 L
Shkrimtari Luan Rama, që është edhe personazhi i gjyshit në këtë libër, e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë.
Bli| Autor: | Luan Rama |
|---|---|
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2017 |
| Faqet: | 80 |
| ISBN: | 978-9928-02-985-0 |



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.