info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close
“Më fal”, romani i dashurisë

“Më fal” titullohet libri që sapo kam përfunduar. Është shkruar në vitin 2014 nga shkrimtarja norvegjeze Ida Hegazi Høyer, e cila ka studiuar sociologji. Është përkthyer mjaft mirë nga Myrteza Shini. Me një kopertinë elegante. Një botim cilësor nga ALBAS, mbështetur nga Komuniteti Europian.

Nis gjithçka si dashuri me shikim të parë. Buzë detit të qetë fillon një lidhje pasionante. E stuhishme. E bukur. E veçantë. E papërsëritshme. Me qëllimin e mirë që të zgjasë një jetë. Pafundësisht. Dy për t’u shndërruar në Një. Nëse…

Ajo vajzë e thjeshtë që punon në një kopsht fëmijësh dhe ai djalë që studion për filozofi të mos vijnë nga dy jetë të ndryshme, të cilat me kalimin e kohës i identifikojnë si dy të ndryshëm thelbësorë që konvergojnë përkohësisht. Fjali të shkurtra, densitet ngjarjesh, mendimesh, emocionesh, fragmente dashurore, suspancë, rrëfim energjik, vizatim karakteresh që precizojnë portretet e Asaj, të Atij.

Një histori dashurie që fillon ëmbël, butë,  si e jashtëzakonshme e po jashtëzakonshëm përfundon. Si histori dashurie. Që vazhdon në ndjesi, thellësi…derisa vdekja të na ndajë. Në shpirtin e secilit fle dëlirësia me dilemat e dyshimet, shtresëzohet e mira, e keqja, e pabukura, e pavërteta, optimizmi, dhimbja, dëshira për të gënjyer, dëshira për t’u kuptuar, për t’u marrë në krahë, për të harruar ca gjera, të ndodhura dikur…

Shkrimtarja të mban në pezulli deri në faqen e fundit e pas mbylljes së faqes së fundit, ti ke serish dëshire të vazhdosh të mendosh, të analizosh e ta mbash dhe pakëz kohë librin në dorë me sytë e mendjes kthyer herë nga ajo, herë nga ai. Sa e vështirë të shndërrohesh në një, përgjithmonë!

 

Analizë për librin “Më fal”,
përkthyer nga Myrteza Shini,
botuar nga “Albas”

Shto një koment

Adresa juaj e email nuk do të publikohet. Fushat që përmbajnë * janë të detyrueshme

8 − five =

X