info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Assia
Djebar

Shtërgjet

Assia Djebar, pseudonim i Fatima-Zohra Imalayene (1936-2015), shkrimtare, poete, eseiste dhe skenariste algjeriane. Lindi në Shershel, një qytezë port në Algjeri. Përfaqësuese e mendimit feminist, që përbën dhe një nga temat kryesore të veprave të saj, sidomos të gjendjes së gruas në Algjeri.

Njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të Afrikës së Veriut dhe autorja e parë e Magrebit, e pranuar në Akademinë Franceze të Letrave më 2005. Ka shkruar një seri veprash në prozë dhe poezi, si dhe është nderuar me shumë çmime. Ka qenë e propozuar për çmimin Nobel nga Akademia Franceze. Në vitin 1957, ajo botoi romanin e saj të parë, La Soif, që u pasua nga një libër tjetër, Les Impatients, një vit më vonë.

Vepra të tjera të saj janë: Les Enfants du Nouveau Monde (1962), Les Alouettes Naïves (1967). Më 1985 botoi Dashuria, fantazia, në të cilin shpreh në mënyrë të përsëritur identifikimin të saj si një intelektuale myslimane e edukuar në Perëndim, rolin e saj si zëri i të gjithë grave, veçanërisht i atyre algjeriane.

X