Në romanet e tij të mëvonshme, ai shfaqet si një shkrimtar realist dhe ironik. Personazhet e tij kryesore ndihen bosh, të trajtuara padrejtësisht dhe në kërkim të një rrugëdaljeje. Vepra të tjera të tij janë Eten met Emma (2000) dhe Denken aan Bruce Kennedy (2005), por romani Darka (2009) u përkthye në mbi 21 gjuhë të botës, shiti miliona kopje në të gjithë Europën dhe u nderua me çmimin NS Audience award.