info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Claudio
Magris

Shtërgjet

Claudio Magris ka lindur në Trieste më 1939.  U diplomua për gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin e Torinos. Profesor i letërsisë gjermane në Universitetin e Triestes, bashkëpunëtor i gazetës prestigjioze Corriere della sera, eseist, filozof dhe një nga autorët më të rëndësishëm të këtij shekulli.

Fitues i shumë çmimeve prestigjioze dhe disa herë i propozuar për çmimin Nobel. Teza e tij e doktoraturës, me titull Miti habsburg në letërsinë austriake moderne u botua nga Einaudi në vitin 1963 dhe i hapi rrugë krijimtarisë së tij. Në esetë e shumta, parathëniet dhe artikujt letrarë ‒ veçanërisht për Corriere della Sera  ‒ Magris analizon letërsinë e shekullit tonë, si një metaforë për krizën moderne të qytetërimit, duke kontribuar për të përhapur, në Itali dhe jashtë saj, letërsinë e mitit habsburg. Autor i shumë veprave letrare dhe eseistike, ndër të cilat: Larg nga ku. Joseph Roth dhe tradita hebraiko-lindore (1971), Pas fjalëve (1978), Itaka e përtej saj (1982), Unaza e Klarisës (1984), Deduktime mbi një shpatë (1984), Trieste.

Një identitet kufijsh (me Angelo Ara 1987), vepra teatrale Stadelmann (1988), Një tjetër det (1991), Mikrokozmoset (1997 çmimi Strega), Utopi dhe zhgënjim (1999), Ekspozita (2001), Verbërisht (2004), Udhëtim pa fund (2005), Historia nuk ka mbaruar (2006), Alfabete (2008), Nivele sigurie (2011), Të detyrohem për këtë që jam. Letërkëmbim me Biagio Marin-in (2014), Pushim i hetimeve (2015). Danub (1986) vlerësohet si kryevepra e tij.

X