Joseph O’Neill ka lindur në Cork, Irlandë, në vitin 1964, dhe është rritur në Mozambik, Afrikën e Jugut, Iran, Turqi dhe Holandë.
Ai është autor i romaneve Netherland (që fitoi Çmimin PEN/Faulkner për prozë dhe çmimin Kerry Group Irish Fiction), This is the life (1991), The Breezes (1996) dhe i romanit publicistik Blood-Dark Track: A Family History (2001), që është një histori familjare e bazuar në burgosjet misterioze të dy gjyshërve të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore
roman i cili, ashtu si edhe Qeni, renditet në listën e librave të zgjedhur nga New York Times. Ai shkruan rregullisht për The Atlantic dhe jeton me familjen në Nju-Jork.