info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Bajram
Karabolli

Përkthyesi e librit “Humnera

Bajram Karabolli ka lindur në Mavrovë (Vlorë) më 1943. Ka kryer fakultetin Gjuhë-Letërsi-Histori në Institutin e Lartë të Shkodrës (1964), po ashtu ka kryer studimet në UT në Fakultetin Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi (1975).

Përkthyes i shumë veprave nga gjuha spanjolle. I nominuar prej Akademisë Kult për vitin 2011 si një ndër tre përkthyesit më të mirë në Shqipëri, për përkthimin e romanit Festa e cjapit të nobelistit Mario Vargas Llosa. Në vitin 2012, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në konkursin kombëtar të organizuar prej saj për çmimin Pena e Argjendtë, e renditi në katër përkthyesit më të mirë të vitit, me përkthimin nga spanjishtja të vëllimit me tregime Muaji më mizor i shkrimtares spanjolle Pilar Adón.

Po ashtu është fitues i konkursit të Ministrisë së Kulturës për përkthimet për vitet 2015, me përkthimin e romanit Detektivët e egër të Roberto Bolanjos dhe në vitin 2016 për përkthimin e vëllimit me tregime Tregime të jashtëzakonshme të Carlos Fuentes.

tjerë

Milena Selimi
Milena Selimi
Filozofi-sociale
Amantia Kapo
Amantia Kapo
Filozofi-sociale
Mimoza Hysa
Mimoza Hysa
Filozofi-sociale
X