Clemens Meyer është një ndër autorët e rinj gjermanë më të njohur, i cili kryesisht shkruan përmbledhje me tregime. Është nderuar me çmimin e Panairit të Lajpcigut.
Librat e tij cilësohen si thellësisht realistë dhe të shkruar me një stil të ngjashëm me atë të klasikëve amerikanë të tregimit të shkurtër, si të Ernest Hemingway-t dhe Richard Ford-it. Shumë prej tregimeve të tij të shkurta janë bërë filma.
Në vitin 2016, romani i tij JAZZ (fituesi serb i Çmimit Evropian për Letërsi) ishte në përzgjedhjen e ngushtë të Çmimit NIN, çmimit letrar më të njohur në Serbi, si romani më i mirë i vitit. Ai është përkthyer në disa gjuhë. Jaz është romani i tij i parë në shqip dhe hap dritaren e parë të autorit me publikun shqiptar.