info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Olivier Guez është gazetar dhe shkrimtar francez. Pas studimeve për Shkenca Politike në Strasburg , në Shkollën Ekonomike të Londrës,  si dhe në Kolegjin e Europës në Bryzh, Olivier Guez punoi si gazetar i pavarur për disa media të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë edhe New York Times, Le Monde, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Le Figaro Magazine, L’Express

Në Bruksel ai ka punuar për Libération dhe ka bërë reportazhe në Amerikën Latine, Europën dhe Lindjen e Mesme. Gjithashtu ka bashkëpunuar  me Foreing Policy, L’Arche, Transfuges, L’Historoire, Le meilleur des Mondes, Cicero, die Jüdische Allgemeine në Gjermani, Le Temps në Zvicër, Gazeta Wyborcza në Poloni. Në vitin 2003 botohet libri i tij i parë, i shkruar në bashkëpunim me Frédéric Encel, Aleanca e madhe.

Ai është autor i Kthimi i pamundur, një histori e hebrenjve në Gjermani që nga viti 1945, si edhe i romaneve  Revolucionet Jacques Koskas dhe Lavdërimi i shmangies. Olivier Guez është finalisti i çmimit Landerneau dhe është kurorëzuar me çmimin Prix Renaudot në vitin 2017 për romanin e tij biografik Zhdukja e Jozef Mengelesë.

tjerë

Georgi Gospodinov
Georgi Gospodinov
Filozofi-sociale
Olivier Guez
Olivier Guez
Filozofi-sociale
Olga Tokarczuk
Olga Tokarczuk
Filozofi-sociale
Darko Tusevljakovic
Darko Tusevljakovic
Filozofi-sociale
Svetlana Žuchová
Svetlana Žuchová
Filozofi-sociale
X