
GEORGI GOSPODINOV
Fizika e trishtimit
Poeti dhe shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov lindi në vitin 1968. Vëllimi i tij i parë me poezi, “Lapidarium” (1992), fitoi çmimin kombëtar për debutimin më të mirë, çmim që pasua me Çmimin më të Mirë të Vitit nga Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë, “Chereshata na edin narod”, (1996, Qershia e një populli).
Georgi Gospodinov fitoi njohje ndërkombëtare me romanin e tij të parë “Estestven roman” (1999), “Roman Natyral”). “New Yorker” e përshkroi atë si një “debutim anarkik, eksperimental” dhe “The Times” si një “vepër humoristike, melankolike dhe tepër idiosinkratike”. Romani i tij “Fisika na tagata” (2011), “Fizika e trishtimit”, fitoi Çmimin Jan Michalski dhe ishte finalist për Brücke Berlin Preis dhe Haus der Kulturen der Welt Literaturpreis.
Në vitin 2006 Gospodinovi publikoi librin “Az zhiviakh sotsializma “(“Unë jetova socializmin”), rezultat i një projekti dyvjeçar, që përmblodhi tregime nga historitë e njerëzve të zakonshëm në socializëm. Gospodinovi është shpërblyer me shumë bursa për shkrimtarë dhe është përfitues i programit WIKO Berlin për vitin 2019-1920.