Në vitin 2018, për librin “Shtergjet”, fiton çmimin prestigjioz “Man Booker International Prize”, e vetmja autore polake e nderuar me këtë çmim deri më sot. Po këtë vit u nderua me çmimin “Nobel në letërsi”. Olga Tokarczuk shquhet për një stil të veçantë rrëfimi, të cilin vetë e ka quajtur “roman konstelacion” i cili i lejon secilit prej lexuesve të përvijojë trajta kuptimplote prej tyre.